Një mision europian në Hënë në përvjetorin e “Apollo 11” - Android

Get it on Google Play

Një mision europian në Hënë në përvjetorin e “Apollo 11” - Android

Pesëdhjetë vjet pasi njeriu i parë zbriti në Hënë, një ekip shkencëtarësh europianë do të ndërmarrin misionin e parë privat të mbërritjes në satelitin e Tokës. “Misioni në Hënë” është nisma që i ka bashkuar ata dhe që ka për qëllim t’i çojë në vendin ku u ulën misionet Apollo 11 dhe 17. Ekipi do […]

Pesëdhjetë vjet pasi njeriu i parë zbriti në Hënë, një ekip shkencëtarësh europianë do të ndërmarrin misionin e parë privat të mbërritjes në satelitin e Tokës. “Misioni në Hënë” është nisma që i ka bashkuar ata dhe që ka për qëllim t’i çojë në vendin ku u ulën misionet Apollo 11 dhe 17. Ekipi do të studiojë sondën që lanë pas astronautët Eurgene Cernan dhe Harrison Schmidt në dhjetor të vitit 1972.

Misioni europian mbështetet nga korporata të fuqishme si Audi, Vodafone, Omega, On dhe Infineon dhe e ka bazën në Berlin.

Misioni do të lërë mbrapa një kapsulë me informacione mbi njerëzimin.

“Kapsula e kohës në Hënë” do të përfshijë një koleksion disqesh safiri prej 9 cm, në të cilat janë koduar tregime, ilustrime, letërsi, lojëra, art dhe mozaikë. Në të gjithashtu do të vendosen gjenomet e një gruaje dhe një burri.

Ekipi që ka përzgjedhur informacionin nga institucione ndërkombëtare dhe fusha të ndryshme studimi, e përshkruan projektin si “një poemë dashurie për universin”.

Projekti e bën jehonë projekteve të mëparshme, përfshirë “Mesazhin Aricebo” – një mesazh radio që mbante informacione bazë rreth Tokës, i dërguar në hapësirë në vitin 1974 – dhe regjistrimet “Golden Voyager”. Të dy regjistrimet e fonografëve, që përmbajnë tinguj dhe imazhe që portretizojnë kulturën e Tokës, u dërguan në anijen “Voyager 1”, e lëshuar në vitin 1977.

12/06/2019 01:00 PM