Dy kompanitë e mëdha teknologjike janë përplasur këtë javë në një ngjarje të pashembullt në skenën e high tech-ut botëror (Bloomberg AP) Facebook Inc. do të mbyllë një program që paguan përdoruesit e iPhone-it që të ndajnë të dhënat e tyre personale, pas një raporti që shpalos detajet kontroverse të kësaj përpjekjeje, duke përfshirë faktin që disa pjesëmarrës ishin adoleshentë.
Kompania e rrjetit social pagoi njerëz nga 13 deri në 35 vjeç 20$ në muaj për të instaluar aplikacionin Facebook Research App, që ndjek zakonet e përdorimit të telefonit dhe të internetit, sipas një lajmi të TechCrunch.
Programi anashkaloi App Store-in e Apple-it dhe i dha Facebook-ut qasje në trafikun e rrjetit në atë që mund të ketë qenë shkelje e politikës së Apple-it, thuhej në lajm.
Aplikacioni do të ndërpritet në iOS-in e Apple-it, megjithëse do të vazhdojë të funksionojë në pajisjet Android. Facebook e konfirmoi ekzistencën e programit, por u bezdis nga mënyra e paraqitjes së lajmit.
” Po injorohen faktet kyçe në lidhje me këtë program hulumtimi të tregut,” tha një zëdhënës i Facebook-ut në një deklaratë. “Pavarësisht raportimeve, nuk kishte asgjë ‘sekrete’ mbi këtë gjë; ajo quhej fjalë për fjalë Facebook Research App (Aplikacioni Kërkimor i Facebook-ut).
Nuk ishte “spiunim” pasi të gjithë njerëzit që u regjistruan për të marrë pjesë kaluan në një proces të qartë të pjesëmarrjes, duke kërkuar lejen e tyre dhe u paguan për të marrë pjesë. Së fundmi, më pak se 5 për qind e njerëzve që zgjodhën të merrnin pjesë në këtë program hulumtimi të tregut ishin adoleshentë. Të gjithë ata me nënshkrimin e miratimit prindëror.
” Facebook-u ka qenë nën sulm për muaj të tërë mbi praktikat e tij të privatësisë dhe rolin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Në një shkelje të madhe të të dhënave të zbulua vitin e kaluar, Cambridge Analytica mori informacion mbi miliona përdorues të Facebook-ut nëpërmjet një aplikacioni të palëve të treta.
Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së, mbikëqyrësi kryesor i privatësisë në vend, ka të ngjarë të vendosë një gjobë rekord ndaj kompanisë për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve, raportoi Bloomberg Neës këtë muaj.
Qarku i Kolumbias paditi kompaninë në dhjetor për mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesve. Apple premton të rregullojë një anomali në FaceTime që u mundëson njerëzve të përgjojnë njëri-tjetrin Apple ka çaktivizuar funksionin e telefonatave në grup në FaceTime pasi përdoruesit thanë se një anomali në softuer mund t’i lejonte telefonuesit të aktivizonin mikrofonin e një personi tjetër.
Për shkak të anomalisë, një përdorues i FaceTime-it që telefonon një iPhone, iPad ose kompiuter Mac tjetër mund të dëgjojë audio – edhe nëse marrësi nuk e pranon thirrjen. Anomalia aktivizohet kur telefonuesit shtojnë veten në të njëjtën thirrje për të nisur një bisedë në grup. Kjo e bën FaceTime-in të mendojë se marrësi e kishte pranuar bisedën në grup. Anomalia, e demonstruar përmes videove në internet, është e sikletshme për një kompani që po përpiqet të veçojë veten duke theksuar angazhimin e saj ndaj privatësisë së përdoruesve.
“Kjo është një goditje e madhe për markën e tyre”, tha Dave Kennedy, CEO i firmës së sigurimit me bazë në Ohajo, TrustedSec. “Ka pasur një periudhë të gjatë kohore gjatë të cilës njerëzit mund ta kenë përdorur anomalinë për të përgjuar.
Këto gjëra pa dyshim që duhet të kapen para se të hidhen në treg.” Kennedy, megjithatë, përgëzoi përgjigjen e shpejtë të Apple-it këtë javë pas raportimeve të anomalisë nga blogjet e teknologjisë. Ai parashikoi që dëmi në reputacion mund të harrohet së shpejti nëse nuk bëhet pjesë e një modeli.
“Ëe’re aëare of this issue and ëe have identified a fix that ëill be released in a softëare update later this ëeek,” Apple said in a statement Tuesday. “Ne jemi të informuar për këtë problem dhe kemi identifikuar një mënyrë për ta rregulluar që do të lëshohet në një përditësim të softuerit më vonë gjatë javës,” tha Apple në një deklaratë të martën.
Faqja e saj online për suport teknik vuri në dukje se kishte një problem teknik me aplikacionin dhe që Group Facetime (biseda në grup) “është përkohësisht i padisponueshëm”. Apple kishte prezantuar veçorinë e video konferencës prej 32 personash në tetor për iPhone-ët, iPad-ët dhe Mac-ët. Thirrjet e rregullta, telefonatat FaceTime ndërmjet 2 personave janë të prekura vetëm nëse telefonuesi e kthen atë në një bisedë grupi.
Është e vështirë të dihet nëse dikush e ka shfrytëzuar gabimin në mënyrë keqdashëse, tha Erka Koivunen, zyrtare kryesore e sigurisë së informacionit për kompaninë finlandeze F-Secure. Ai tha se do të kishte qenë e vështirë të përdorje anomalinë për të spiunuar dikë, pasi telefonit do i binte zilja fillimisht – dhe është e lehtë të identifikosh se kush ka telefonuar.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo lëshoi një deklaratë që paralajmëron njerëzit rreth anomalisë dhe u bën thirrje njerëzve të çaktivizojnë aplikacionin derisa Apple të rregullojë problemin.
Apple do të raportojë të ardhurat e saj tremujore më të fundit të martën, në mes të interesit të forte të investuesve për shëndetin financiar të kompanisë. Më parë gjatë këtij muaji, Apple tha se kërkesa për iPhone-ët ishte në rënie dhe se fitimet e saj për tremujorin e fundit të vitit 2018 do të ishin nën pritshmëritë – një rënie e rrallë për kompaninë. Facebook ka parë sukses të konsiderueshëm me tiparin e Stories në Instagram aq shumë sa që ka filluar të ofrojë funksionin në pothuajse të gjitha shërbimet e tyre.
Megjithatë, storiet në Instagram ende tërheqin shumën më të madhe të përdoruesve në të gjitha produktet e tyre. Në një përpjekje për të përmirësuar shifrat e përdorimit në Facebook, rrjeti social tani po lejon përdoruesit të ndajnë eventet në Facebook Stories.
Edhe pse raportet e panumërta kanë treguar se Facebook po humbet demografinë e saj të re për shkak të Instagram, rrjeti social është ende vendi i preferuar për ata që kërkojnë të organizojnë ngjarje në internet. Grafiku ekzistues social që përdoruesit kanë në Facebook luan një rol të madh në këtë. Kompania ka njoftuar sot se do të fillojë testimin e një mënyre për përdoruesit që “të ndajnë ngjarjet që ju interesojnë” duke përdorur funksionin Stories.
Ky test do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Meksikë. Përdoruesit e telefonave të iOS dhe Android do të kenë qasje në këtë funksionalitet. (Përktheu për TemA: Kebriona Veliaj)
03/02/2019 09:01 PM
03/02/2019 01:31 PM
03/02/2019 05:27 PM
03/02/2019 08:33 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë