Google ka njoftuar se është duke krijuar një dizajn të ri të aplikacionit Gmail për Android dhe iOS, si pjesë e një projekti ridizajnues të përgjithshëm të të gjitha aplikacioneve të kompanisë, transmeton lajmi.net.
Pamja e re do të inkorporojë edhe projektin e “Theme Material” të Google, një formë që tashmë është në përdorim në produktet e tjera të Google si Drive, Calendars dhe Google Docs.
Ridizajnimi gjithashtu do të bëjë më të lehtë për të kaluar në mes të llogarive dhe të shikoni në bashkëngjitje, duke e bërë të panevojshme për të hapur e-mail-in e plotë.
Dhe, siç e vë në dukje gjiganti i teknologjisë, “do të merrni paralajmërime të qarta nëse vëren se ndonjë e-mail tenton t’iu sulmojë të dhënat private”. /Lajmi.net/
03/02/2019 05:27 PM
03/02/2019 08:33 AM
03/02/2019 01:31 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë