Gjigandi “Microsoft” i bashkohet klubit të trilionave - Android

Get it on Google Play

Gjigandi “Microsoft” i bashkohet klubit të trilionave - Android

“Microsoft” hyn në klubin e trilionave. Kompania e themeluar nga Bill Gates është bërë kompania e tretë amerikane që i ka kaluar 1 mijë miliardë dollarë vlerë tregu, duke iu bashkuar kështu “Apple” dhe “Amazon”. “Microsoft” e hapi ditën e djeshme në bursën e Wall Street-it me një rritje prej më shumë se 5%, duke tejkaluar […]

“Microsoft” hyn në klubin e trilionave. Kompania e themeluar nga Bill Gates është bërë kompania e tretë amerikane që i ka kaluar 1 mijë miliardë dollarë vlerë tregu, duke iu bashkuar kështu “Apple” dhe “Amazon”.

“Microsoft” e hapi ditën e djeshme në bursën e Wall Street-it me një rritje prej më shumë se 5%, duke tejkaluar çmimin 130.51 dollarë për aksione dhe duke kapërcyer kështu pragun e trilionit për herë të parë.

Vlera e aksioneve të Microsoft është rritur me 41% gjatë 12 muajve të fundit.

Bill Gates është i dyti në listën e njerëzve më të pasur të botës, sipas klasifikimit që bën revista “Forbes”.

Lista e miliarderëve kryesohet nga themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, me një pasuri prej 153.2 miliardë dollarë. (TemA TV)

 

26/04/2019 09:50 AM