Me vrap drejt 5G-së… - Android

Get it on Google Play

Me vrap drejt 5G-së… - Android

Përfytyroni dikë që ka një problem shëndetësor të ndërlikuar dhe i duhet të bëjë sa më parë një ndërhyrje të vështirë. Një ndërhyrje nga ato që realizohen nga shumë pak kirurgë. Qëllon shpesh që ky pacient të jetë në njërin cep të botës, kurse mjeku në tjetrin. Dhe kushtet financiare, ose edhe fizike, nuk e […]

Përfytyroni dikë që ka një problem shëndetësor të ndërlikuar dhe i duhet të bëjë sa më parë një ndërhyrje të vështirë. Një ndërhyrje nga ato që realizohen nga shumë pak kirurgë. Qëllon shpesh që ky pacient të jetë në njërin cep të botës, kurse mjeku në tjetrin.

Dhe kushtet financiare, ose edhe fizike, nuk e lejojnë këtë pacient të shkojë deri në fund të botës për një ndërhyrje që do t’i shpëtonte jetën. Në sajë të teknologjisë 5G, një kirurg në të ardhmen mund të realizojë një ndërhyrje në kohë reale përmes një roboti, pa qenë e domosdoshme të jetë fizikisht në sallën e operacionit. E jo vetëm kaq! 5G-ja do t’u shërbejë të gjitha fushave kryesore të veprimtarisë njerëzore, që nga industria deri te agrikultura.

Kërkesa e kohës për të futur shërbimin 5G ka qenë një sfidë shumë e madhe në vendet e Bashkimit Europian, ku jo të gjitha shtetet kanë aktualisht një plan për të lehtësuar dhe nxitur futjen e 5G-së. Vende si Franca, Gjermania, Spanja dhe Suedia kanë të ashtuquajturin “Plani për 5G”-në, megjithatë të katërta këto vende kanë modele të ndryshme rregullatore. Më e avancuar në këtë drejtim është Austria, ku është vet qeveria që ka miratuar një strategji për 5G-në, e cila përfshin dhe shumë politika lehtësuese për kompanitë që do ta mundësojnë këtë shërbim.

5G mund të futet fillimisht në mjedise nga ku mund të arrihet maksimumi i përfitimit. Pjesa më e madhe e kësaj mund të arrihet duke stimuluar sektorin privat dhe duke krijuar mjedisin e duhur që kjo teknologji të lulëzojë.

Sa më i kufizuar të jetë mbulimi, aq më të shumta janë kërkesat infrastrukturore; çka do të thotë se rrjeti 5G ka kosto për t’u mundësuar dhe ç’është më e rëndësishmja, ky është një problem më i ndjeshëm për vende të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kina, se sa për vende të vogla si Mbretëria e Bashkuar apo Japonia, për shkak të shtrirjes gjeografike.

Kjo gjithashtu i ka nxitur shumë shtete që të ndryshojnë mënyrën se si e japin ekskluzivitetin e frekuencave tek operatorët e telekomunikacionit duke u bazuar më së shumti në aspektin rajonal, se sa atë kombëtar, ndryshe nga ç’kanë vepruar për 4G-në, sepse vetëm kështu do të jetë të sigurtë se do të përdoret më me efikasitet.

Mënyra se si qeveritë po përpiqen ta zgjidhin këtë ngërç është nëpërmjet bashkëpunimit me kompanitë që ndajnë të njëjtën infrastrukturë si dhe me hapësira publike që mund të ofrohen për të lehtësuar lidhjet e reja.

Ndërkohë, edhe Shqipëria nuk qëndron larg nismave që çojnë drejt teknologjisë 5G. Vetëm pak muaj më parë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, zhvilloi tenderin për frekuencat në spektrin 800 MHz, frekuenca që mundësojnë rritjen e kapaciteteve të rrjetit edhe në zona të thella, si edhe mundëson zhvillimin e rrjetit 5G në të ardhmen si dhe aplikacione të gjeneratës së ardhshme (NGA), ku përfshihen Internet of Things, Realiteti virtual dhe i augumentuar, pajisjet e lidhura në rrjet dhe robotika. Aktualisht, kompania e vetme që ka blerë të drejtën e përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz është Vodafone Abania, e cila ka nisur përdorimin e frekuencave duke rritur kapacitetin e rrjetit dhe shpejtësinë e transmetimit të të dhënave

26/04/2019 08:00 AM