Gjykata Themelore e Prizrenit, të premten, ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj zëvendëskomandantit të Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferi. Shkalla e parë e gjyqësorit ka liruar zyrtarin e lartë policor nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.