Google Pixel Watch nuk do të vijë këtë vit - Android

Get it on Google Play

Google Pixel Watch nuk do të vijë këtë vit - Android

Gjatë muajve të fundit, është bërë e ditur se Google mund të publikojë këtë vit telefonin e mençur Pixel.

Miles Barr, drejtor i inxhinierisë për Wear OS, konfirmoi për Tom’s Guide gjatë IFA 2018 se Google nuk do të publikojë orën e vet të zgjuar këtë vit. Kompania ka në plan të përqendrohet në partnerët e saj për momentin, të cilat prodhojnë orët e mençura Wear OS.

Barr theksoi se kompania ka gjasa të përqendrohet në Google Assistant për të integruar inteligjencën artificiale.

Megjithëse nuk do të ketë pajisjen e vet, Google ende beson se kjo do të jetë një vit i rëndësishëm për Wear OS. Qualcomm është duke përgatitur procesorin e ri të zgjuar të orës, i cili do të përdoret nga Google Partners për të sjellë në treg pajisjet e reja Wear OS.

03/09/2018 04:38 PM