Kjo për shkak se telefoni i ri Samsung duket sikur është i pajisur me katër kamera të pasme, nëse postimet në Twitter nga Ice Universe mund të merren si të sakta.
Një aparaturë e pasme me katër kamera do ta tejkalonte edhe Huawei P20 Pro me kamerën Leica të trefishtë, që mbetet një nga sistemet më të mira të kamerave të telefonëve në botë.
Telefoni i ri Samsung, i cili është përmendur nga Ice Universe, nuk është “S10 ose Galaxy F”, të cilët thuhet se janë telefonat premium më të kërkuar të krijuesit të Koresë së Jugut, që parashikohen të lansohen në fillim të vitit 2019.
Përpos nëse kjo pajisje është një telefon plotësisht i ri, duhet të jetë Samsung Galaxy X, i cili kohët e fundit është raportuar si telefoni i ardhshëm Samsung për lojëra, njofton T3.
Sipas pretendimeve të IceUniverse, ky telefon i ri Samsung do të vijë në “2018”, që do të thotë që të paktën duhet të shohim një zbulim këtë vit, nëse jo një lansim të plotë.
Kjo përsëri duket të tregojë se ky telefon nuk është telefoni i palosshëm Samsung (i raportuar si Galaxy X dhe Galaxy F) ose Galaxy S10, pajisje të cilat do të shfaqen në 2019.
Rivali i ri i iPhone do të ketë katër kamera dhe ato do të pozicionohen “të gjitha mbrapa”.
03/09/2018 02:43 PM
03/09/2018 09:43 AM
03/09/2018 11:19 PM
03/09/2018 04:38 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë