Këmbëngulësia e Presidentit Hashim Thaçi që të jetë kryenegociator në dialogun Kosovë - Serbi ka ndarë në dy grupe partinë e Isa Mustafës. Gazeta Express mëson se në mbledhjen e Kryesisë së djeshme të LDK-së ku për herë të parë u paraqit në aktivitetin partiak edhe Isa Mustafa, u diskutua për mandatimin e Thaçit në krye të bisedave. Në këtë mbledhje, LDK-ja ka hyrë e ndarë në dy grupe, në ata që janë pro Thaçit shef i ekipit negociator dhe në ata kundër.