Avokati Gurmet Sing nga Nju Delhi në Indi i ka dërguar kompanisë WhatsApp një email me urdhrin që në afat brenda 15 ditësh të largojë nga aplikacioni i vet emotikonin i cili tregon gishtin e mesëm, ose do të ngrisë akuzë civile ose kriminale kundër tyre.
Sing pohon se bëhet fjalë për një gjest jo të mirë, i cili në Indi paraqet lëndim të rëndë.
“Sipas pikave 354 dhe 509 të Kodit Penal indian, është e ndaluar të shfaqen gjeste ofenduese te femrat,” shpjegon avokati.
“Sipas pikës 6 të aktit ligjor të vitit 1994 në Irlandë, shfaqja e gishtit të mesëm paraqet shkelje në këtë vend”, shtoi Sing, i cili beson se ëhatsApp drejtpërdrejt shkel ligjin duke përfshirë këtë emotikon në aplikimin e tij.
28/12/2017 12:47 PM
28/12/2017 05:41 PM
28/12/2017 03:53 PM
28/12/2017 01:56 PM
28/12/2017 02:45 PM
28/12/2017 07:38 AM
28/12/2017 10:43 PM
28/12/2017 10:01 PM
28/12/2017 07:38 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë