Inteligjenca Artificiale mund të bëhet DJ ynë personal, pasi ajo është në gjendje të përzgjedhë muzikën më të përshtatshme për gjendjen tonë emocionale, sipas studiuesve të Universitetit të Teksasit.
Rezultatet, që u botuan në revistën ”Mis Quarterly”, tashmë kanë ngjallur kureshtjen e disa shërbimeve muzikore në internet, të interesuar të ofrojnë shërbime gjithnjë e më të personalizuara.
Softueri i DJ u trajnua për t’iu përshtatur gjendjes shpirtërore të dëgjuesit, bazuar në reagimet e tij ndaj muzikës.
Falë një sistemi super të shpejtë, algoritmi është në gjendje të kuptojë se cilat këngë mund t’i pëlqejnë përdoruesit në atë moment, por edhe t’i rendisë ato sipas radhës së dëgjimit.
04/10/2019 12:00 PM
04/10/2019 10:35 PM
04/10/2019 10:49 AM
04/10/2019 01:50 PM
04/10/2019 05:27 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë