Pjesa më e madhe e amerikanëve thekson se rrjetet sociale kanë shumë kontroll mbi informacionet që ata duan, ndërkohë që këto platforma janë kthyer në median kryesore të klikuar nga shumë persona, thekson një studim i publikuar nga “Pew Research Center”.
“Më shumë se 60% e personave të pyetur mendojnë se rrjetet sociale ushtrojnë fuqi të tepërt mbi informacionin”, sipas këtij studimi.
Sipas “Pew Research Center”, 55% e të rinjve amerikane deklarojnë se marrin informacionet e tyre, shpesh ose ndonjëherë në rrjetet sociale nga 47% në 2018.
Studimi nxjerr në pah shqetësimet në rritje mbi mënyrën se si rrjetet sociale formojnë informacionin.
Republikanët kanë gjithashtu një perceptim më shumë negativ për rrjetet sociale se demokratët. Tre e katërta e tyre mendojnë se ato ushtrojnë shumë kontroll mbi aktualitetin, nga 53% të demokratëve dhe mbështetësve të tyre.
Sipas “Pew Research Center” gjysma e të rinjve amerikanë i marrin informacionet në Facebook. Më shumë se një e katërta shikojnë video informative në YouTube (Google), 17% mësojnë lajmet në Twitter dhe 14% në Instagram.
04/10/2019 10:49 AM
04/10/2019 01:50 PM
04/10/2019 10:35 PM
04/10/2019 05:27 PM
04/10/2019 12:00 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë