Shërbimet e Facebook-ut, Instagramit dhe Whatsapp-it u ndërprenë përkohësisht të dielën në disa pjesë të botës dhe më pas qasja në këto platforma u vështirësua.
Probleme janë raportuar në Europë, Malajzi dhe në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Uebsajti downdetector.com, që grumbullon problemet e platformave të njohura on line, listoi me qindra ankesa të përdoruesve për të tre aplikacionet e gjigantit amerikan të teknologjisë.
Pas problemeve të shfaqura, publiku iu drejtua Twitter-it për të shprehur frustrimin me mos funksionimin e platformave.
Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, ku i pamundur ka qenë edhe dërgimi i mesazheve.
Kjo është hera e dytë brenda një periudhe njëmujore që diçka e tillë ndodh me shërbimin e platformave që kontrollohen nga një kompani e vetme.
14/04/2019 02:36 PM
14/04/2019 12:09 PM
14/04/2019 01:31 PM
14/04/2019 10:30 AM
14/04/2019 01:31 PM
14/04/2019 11:35 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë