Ngrihet në qiell aeroplani me krahët më të gjatë në botë - Android

Get it on Google Play

Ngrihet në qiell aeroplani me krahët më të gjatë në botë - Android

Aeroplani me shtrirjen e krahëve më të gjatë në botë u ngrit në ajër mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni. Aeroplani i ndërtuar nga Stratolaunch është dizenjuar si një hedhës satelitësh. Shtrirja e krahëve të tij është 117 m nga krahu në krah (më shumë se një fushë futbolli). Ai fluturoi për rreth 2.5 orë dhe […]

Aeroplani me shtrirjen e krahëve më të gjatë në botë u ngrit në ajër mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni.

Aeroplani i ndërtuar nga Stratolaunch është dizenjuar si një hedhës satelitësh.

Shtrirja e krahëve të tij është 117 m nga krahu në krah (më shumë se një fushë futbolli). Ai fluturoi për rreth 2.5 orë dhe shpejtësia e tij arriti 304 km në orë në 17000 këmbë lartësi.

Ndërtimi i këtij aeroplani është një sukses i madh inxhinierik dhe, nëse kjo nismë rezulton e suksesshme, do ta bëjë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme hedhjen e satelitëve në hapësirë.

14/04/2019 11:35 AM