Kaos me aplikacionet e Mark Zuckerberg - Ja çfarë ndodhi për orë të tëra - Android

Get it on Google Play

Kaos me aplikacionet e Mark Zuckerberg - Ja çfarë ndodhi për orë të tëra - Android

Shërbimet e Facebook-ut, Instagramit dhe Whatsapp-it u ndërprenë përkohësisht të dielën në disa pjesë të botës dhe më pas qasja në këto platforma u vështirësua. Probleme janë raportuar në Europë, Malajzi dhe në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Uebsajti downdetector.com, që grumbullon problemet e platformave të njohura on line, listoi me qindra ankesa të […]

Shërbimet e Facebook-ut, Instagramit dhe Whatsapp-it u ndërprenë përkohësisht të dielën në disa pjesë të botës dhe më pas qasja në këto platforma u vështirësua.

Probleme janë raportuar në Europë, Malajzi dhe në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Uebsajti downdetector.com, që grumbullon problemet e platformave të njohura on line, listoi me qindra ankesa të përdoruesve për të tre aplikacionet e gjigantit amerikan të teknologjisë.

Pas problemeve të shfaqura, publiku iu drejtua Twitter-it për të shprehur frustrimin me mos funksionimin e platformave.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, ku i pamundur ka qenë edhe dërgimi i mesazheve.

Kjo është hera e dytë brenda një periudhe njëmujore që diçka e tillë ndodh me shërbimin e platformave që kontrollohen nga një kompani e vetme.

14/04/2019 02:36 PM