Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, i është bashkuar polemikës që filloi mbrëmë kur deputeti i LDK’së, Anton Quni, tha se Xhavit Haliti i PDK’së, gjatë luftës, kishte marrë 8 milionë marka nga koleneli Ahmet Krasniqi. Kelmendi thotë se Haliti i ka marrë 8.8 milionë marka nga FARK.