Keni nostalgji Motorola rikthen modelin historik - Një smartphone me ekran të palosshëm - Android

Get it on Google Play

Keni nostalgji Motorola rikthen modelin historik - Një smartphone me ekran të palosshëm - Android

Përveç iPod, kapeleve Von Dutch, xhinseve me bel poshtë dhe muzikës punk-pop, ka pak gjëra që krijojnë kujtime të tilla të gjalla të mesit të viteve 2000 sikurse Motorola Razr. Ky lloj modeli mbetet ende edhe sot një nga telefonat më popullor të të gjitha kohërave, me rreth 130 milionë njësi të shitura në të […]

Përveç iPod, kapeleve Von Dutch, xhinseve me bel poshtë dhe muzikës punk-pop, ka pak gjëra që krijojnë kujtime të tilla të gjalla të mesit të viteve 2000 sikurse Motorola Razr. Ky lloj modeli mbetet ende edhe sot një nga telefonat më popullor të të gjitha kohërave, me rreth 130 milionë njësi të shitura në të gjithë botën që prej prezantimit të tij në 2004.

Pas një periudhe të shkurtër pronësie të pafrytshme nga Google, divizioni i celularëve Motorola u shit në konglomeratin kinez Lenovo, i cili gjithashtu bleu një tjetër ikonë të teknologjisë amerikane, linjë kompjuteri IBM Thinkpad, rreth kohës kur Razr doli në shitje. Kompania tashmë mendon se mënyra më e mirë për të ecur përpara me markën Motorola është pikërisht të ‘kthehesh pas’.

Gjatë një eventi të organizuar më 13 nëntor në Los Angeles, u prezantua pikërisht modeli më i ri i Razr. Pajisja e re përmban një ekran plastik të palosshëm që mbush telefonin kur shpaloset. Mënyra e tij funksionale është shumë e ngjashme me versionin  origjinal, por në vend të një ekrani të vogël dhe tastierës, tani ka një ekran OLED me rezolucion të lartë dhe një aparat fotografik selfie. Telefoni është pak më i gjerë se Razr origjinal, dhe kur është i hapur, ndjehet afërsisht të njëjtën madhësi si shumë nga smartphonët e sotëm të njohur. Po kur qëndron i mbyllur është mahnitëse që është po aq i hollë sa pajisja origjinale.

Robuste ose jo, kjo pajisje nuk është dhe aq e lirë pasi çmimi i saj do të fillojë nga 1500 dollarë. Edhe pse afërsisht 500 dollarë më pak se telefonat e palosshëm Huawei dhe Samsung mbetet rreth 500 dollarë më shumë sesa një iPhone 11 Pro i ri ose Galaxy S10. Ky është një çmim goxha i kripur për të paguar për një nostalgji të azhurnuar.

Sigurisht, nostalgjia e teknologjisë ka funksionuar për disa kompani,  mund të përmendim rastin e Nintendos që vazhdimisht rigjen pronësinë e tij intelektuale drejt suksesit të madh ose si Nokia që ringjalli linjat e saj të njohura të smartphone, por mbetet një rrezik i kushtueshëm. Suksesi i Motorolës vitet e fundit ka ardhur nga prodhimi i telefonave inteligjentë të nivelit të mesëm të qëndrueshëm. Pra, hedhja në një kategori ultra premium kur shumica e shpenzuesve të mëdhenj janë zhvendosur prej kohësh nga Razrs ose Blackberrys në linja të tjera, është ndoshta shumë e guximshme. (Quartz)

14/11/2019 11:23 AM