STRATEGJIA - Ja si Mark Zuckerberg po planifikon të fitojë para me Facebook Pay - Android

Get it on Google Play

STRATEGJIA - Ja si Mark Zuckerberg po planifikon të fitojë para me Facebook Pay - Android

Facebook, një nga kompanitë më të vlefshme dhe fitimprurëse të reklamave në botë, po bën një shtytje të madhe për pagesa. Edhe pse po ngulmon të krijojë kriptomonedhën virtuale, Facebook ka të ngjarë të mbështetet në reklama si burimi kryesor i fitimit të parave. Kompania ka hedhur zyrtarisht në treg Facebook Pay, një shërbim të […]

Facebook, një nga kompanitë më të vlefshme dhe fitimprurëse të reklamave në botë, po bën një shtytje të madhe për pagesa.

Edhe pse po ngulmon të krijojë kriptomonedhën virtuale, Facebook ka të ngjarë të mbështetet në reklama si burimi kryesor i fitimit të parave.

Kompania ka hedhur zyrtarisht në treg Facebook Pay, një shërbim të unifikuar për shërbimet e pagesave në të gjithë familjen e tij të aplikacioneve, përfshirë WhatsApp, Instagram dhe Messenger. Ai mbështet kartat kryesore të kreditit dhe debitit, si dhe PayPal.

Diversifikimi ka kuptim për CEO-n e Facebook, Mark Zuckerberg. Rrjeti i tij social 550 miliardë dollarësh varet pothuajse tërësisht nga reklamat për të fituar para, pasi rreth 98% e të ardhurave vijnë prej reklamave ku rreth 56 miliardë dollarë janë fituar vitin e kaluar.

Në prill, Zuckerberg u tha analistëve se ekziston një “spektër i vazhdueshëm” midis reklamimit dhe tregtisë. Kompania po shton veçori dhe mjete rreth blerjeve në Instagram dhe Marketplace për Facebook. Ai tha se pret që produktet që e bëjnë më të lehtë blerjen direkt nga platforma, do ta bëjnë atë më të vlefshëm për përdoruesit e biznesit. “Prandaj, kjo do të përkthehet në oferta më të larta për reklamim,” tha ai.

Zuckerberg shtoi se është optimist për vazhdueshmërinë e këtij shërbimi. (Quartz)

14/11/2019 01:35 PM