Shumica e prindërve shqetësohen për orët që fëmijët e tyre kalojnë me smartfonë, tabletë apo kompjutera.
Por kohët e fundit, studiuesit kanë filluar ta shohin teknologjinë më shumë si mjet që mund të ndihmojë në zhvillimin dhe të nxënit të fëmijët sesa si rrezik.
E sigurt është që fëmijët kalojnë shumë më tepër kohë me këto pajisje në duar sesa vite më parë.
Akademika Amerikane e Pediatërve para disa vitesh rekomandonte që fëmijëve t’u kufizohej aksesi në këto pajisje.
Por në vitin 2016, e njëjta akademi bëri ndryshime rrënjësore në rekomandimet e reja.
Nëse më përpara ekranet e këtyre pajisjeve cilësoheshin si “substancë toksike” për fëmijët e vegjël, në rekomandimet e fundit ato janë të pranueshme për rreth 1 orë në ditë për fëmijët nën 5 vjeç.
Por ajo që ka ndryshuar në opinionin e pediatërve është mënyra sesi kjo kohë kalohet me pajisjet teknologjike.
Ata e ndajnë në pasive dhe aktive kohën që fëmijët kalojnë para ekraneve, duke i dhënë përparësi të dytës.
Kjo do të thotë që videot apo lojërat që fëmijët shohin t’u shërbejnë atyre për të mësuar apo për t’u angazhuar në aktivitete të të nxënit.
Kufizimi i kohës pasive mund të zëvendësojë kështu kufizimin e kohës së përdorimit të smartfonëve, tabletëve apo kompjuterave.
Sipas të dhënave të kohëve të fundit, fëmijët amerikanë të moshës 2-11 vjeç kalojnë mesatarisht 4 orë e gjysmë në ditë para këtyre ekraneve.
Kjo do të thotë kohë e hequr nga aktiviteti fizik, socializimi apo edhe ajo lloj mërzie që shpesh nxit kreativitetin.
Studiuesit thonë se në vend të kufizimit të rreptë të kohës së përdorimit të mjeteve teknologjike, prindërit mund t’u përcaktojnë fëmijëve aktivitetete në dobi të tyre që mund t’i kryejnë me këto mjete.
Duke bërë këtë, ata mund t’u ofrojnë fëmijëve mundësi të reja të të mësuarit, që nuk kanë ekzistuar disa vite më parë.
Kjo do t’i ndihmojë ata të identifikojnë më shpejt prirjet e fëmijëve të tyre dhe të thellohen në fushat që u pëlqejnë më shumë.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
19/02/2018 10:36 AM
19/02/2018 10:48 PM
19/02/2018 05:59 PM
19/02/2018 10:01 PM
19/02/2018 08:09 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë