Lideri i Parisë opozitare Laburiste në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn, ka thënë të dielën se baza ligjore e përdorur për t’i përkrahur sulmet ajrore të Britanisë së Madhe në Siri është e diskutueshme, duke shtuar se ai do t’i mbështeste sulmet kundër Sirisë vetëm nëse ato do të autorizoheshin nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.