Sokol Balla ja doli që ta menaxhonte ikjen e vet nga Top-Channel si një lajm të trishtë për vetë gazetarinë.
Sot TCH – media kombëtare për të cilën kanë të drejtë të thonë diçka të gjithë – ka bërë diçka që të kap në befasi.
Ka zgjedhur të mbrohet, madje të përmbajë veten me një shkrim të publikuar në gazetën “Koha Jonë”, i cili është huazuar nga një tjetër faqe.
Aty drejtuesit e këtij televizioni kanë gjetur arsyetimin e duhur për t’iu përgjigjur pabesisë së Ballës, duke pranuar edhe arsyen e shkarkimit të tij nga drejtor.
Kjo është qoka e tij për Sajmir Tahirin, ndërkohë që në shkrim tirren edhe aspektet e një konkurrence të padrejtë nga media të tjera që “marrin favore nga pushteti”.
Nuk dihet si mund të lexohet kjo avokati de facto e “Kohës Jonë”, një media e cila siç thuhet është pranë interesave të LSI-së.
Vendosja e shkrimit të saj në faqen online të TCH sugjeron shumë nënkuptime, por mes rreshtave lexohet premtimi për një opozitarizëm të fortë, por edhe afrimin e shpejtë të “një ikone të re të medias”.
Ky është dyfish gabim për një televizion që nisi duke promovuar figura të reja dhe përfundoi duke krijuar dhe mbarështuar deri në dhjamosje një kastë psedo-aristokratësh të medias që masturbonin “intelektualisht” përditë para njëri-tjetrit nën epshin e të qenit top-çinj.
Është qesharake dhe mjerane të shohësh sesi një televizion që dikur e kishte kompleks të citonte informacione edhe nga gazeta “Shqip”, të cilën e botonte e njëjta kompani, sot mbrohet dhe i hakërrehet një gazetari të ikur që rrit pazarin e vet gjetkë, me një shkrim të një gazete, apo një faqeje tjetër që është e përcaktuar politikisht.
Mesazhi në këtë rast nuk ka të bëjë aspak me Topin dhe vetëlegjendimin e drejtuesve për “perandorinë”, por me angazhimin në një luftë pushteti.
Asgjë më shumë.
Në fund duhen dhënë urimet më të mira për një media që e katandisi intuitën editoriale -që nuk e ka patur ndonjëherë edhe kështu të lartë – në një episod të Portokallisë.(Marrë me shkurtime nga Respublica)
01/01/2018 04:40 PM
01/01/2018 01:59 PM
01/01/2018 03:09 PM
01/01/2018 11:12 PM
01/01/2018 07:53 AM
01/01/2018 10:27 PM
01/01/2018 10:47 PM
01/01/2018 07:59 AM
01/01/2018 07:59 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë