Kompania e pare dhe njekohesisht më e madhe e tregtimit te elektro-shtëpiakeve në Shqipëri, NEPTUN ka festuar 25 vjetorin e krijimit te saj dhe te operimit ne treg me ane te nje Konference madheshtore, tashmë e kthyer në një traditë. Konferenca e 9-te vjetore u hap nga Z. Alexandros Kosenas, drejtori ekzekutiv i Neptun, i cili nder te tjera theksoi se pavaresisht faktit qe viti 2017 ka qene një vit pa shume zhvillime për ekonominë shqiptare, per Neptun ka rezultuar te jete shume i suksesshëm dhe kjo në sajë të punës së madhe të të gjithë stafit. Neptun gjate vitit 2017 pati nje rritje prej 7 % ne tregun vendas.
Prej vitesh, Neptun operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e më tej. Në Maqedoni Neptun është lider i tregut duke patur një pozitë mjaft dominuese, gjithashtu edhe ne Kosove ku po zgjerohet dita dites duke qene prezent ne pjesen me te madhe te vendit.
Per vitin 2018, në Shqipëri, rrjeti i dyqaneve Neptun do te zgjerohet edhe me 5 dyqane të reja, me siperfaqe shitje mbi 1300m2. Njekohesisht nisur nga prezantimi ne tregun vendas te njesise se biznesit Smartpoint, nje investim tejet i suksesshem per nje kohe te shkurter, per vitin 2018 do te vijoje zgjerimi i kesaj marke me 2 dyqane te tjera si edhe me një linjë produktesh smart, te kryesuar nga Smartphonet, produktet e teknologjise se larte dhe aksesoret.
“Po investojmë guximshëm per te qene prane nje numri me te madh konsumatoresh edhe neper qytetet me periferike dhe po marrim frytet e këtij investimi” u shpreh ne konference Z. Kosenas.
Ne fokus te zhvillimit per vitin 2018 do te jete kategoria e televizoreve, ku priten edhe modelet e reja qe markat lançojne perpara Kampionatiti Boteror te Futbollit, si edhe ne kategorine e elektroshtepiakeve te medha ku nuk do te mungojne risite e produkteve si edhe skema promocionale me shuem leverdi per klientet.
Nje element tjeter mjaft i rendesishem eshte dhe risia qe Neptun do te sjelle ne konceptimin e ri te dyqaneve, duke bere nje rimodelim te plote te te gjithe rrjetit te dyqaneve, se pari ne dyqanin e QTU, duke permiresuar ndjeshem eksperiencen e konsumatoreve gjate blerjes dhe duke e bere lehtesisht te krahasueshme me dyqane nga e njejta industri ne Evropen Perendimore.
Sherbimi i klientit dhe Kujdesi pas shitjes do te jene sfida kryesore per vitin qe ka nisur pasi duam ti permbahemi zotimit “alternativa e parë për konsumatorin” shprehet drejtori ekzekutiv.
Në fund të konferencës u ndanë dhe çmimet:
Dyqani më i mirë për 2017,
Shitësi më i mirë i vitit 2017,
Shitësi më i mirë në kategorinë e Produkteve te Medha
Partneri me i mire
Dyqani Franchise me rritjen me te madhe – ky çmim per te insentivuar modelin e ri te biznesit Franchise.
Tashmë për Neptun është e qarte si të ecë gjithmonë përpara për konsumatorët, duke qenë më afër tyre me anë të 23 dyqaneve në Shqipëri. Me anë të disponibilitetit të produkteve gjatë ofertave të vazhdueshme dhe gjithashtu me anë të shërbimit ndaj klientit në një nivel që justifikon pritshmëritë e kompanisë si dhe mbulon kërkesat e konsumatorit…
Neptun, drejt se ardhmes.
27/02/2018 09:00 AM
27/02/2018 02:16 PM
27/02/2018 05:05 PM
27/02/2018 01:27 PM
27/02/2018 03:05 PM
27/02/2018 10:52 PM
27/02/2018 09:16 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë