Aeroplani me shtrirjen e krahëve më të gjatë në botë u ngrit në ajër mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni.
Aeroplani i ndërtuar nga Stratolaunch është dizenjuar si një hedhës satelitësh.
Shtrirja e krahëve të tij është 117 m nga krahu në krah (më shumë se një fushë futbolli). Ai fluturoi për rreth 2.5 orë dhe shpejtësia e tij arriti 304 km në orë në 17000 këmbë lartësi.
Ndërtimi i këtij aeroplani është një sukses i madh inxhinierik dhe, nëse kjo nismë rezulton e suksesshme, do ta bëjë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme hedhjen e satelitëve në hapësirë.
14/04/2019 11:35 AM
14/04/2019 01:31 PM
14/04/2019 10:30 AM
14/04/2019 01:31 PM
14/04/2019 02:36 PM
14/04/2019 12:09 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë