Përditësimi i ri do të funksionojë si për bisedat zanore ashtu edhe për video, pasi WhatsApp duket se konkurron me platforma të tjera mesazhesh si Facebook Messenger dhe madje edhe opsione të përqendruara në biznes si Zoom, transmeton lajmi.net.
Versionet më të fundit të testit të aplikacionit si për iOS ashtu edhe për Android kanë qasje në bisedat më të mëdha. Por tiparet beta të WhatsApp pothuajse gjithmonë përmblidhen në versionin kryesor të aplikacionit, dhe kështu që azhurnimi ka të ngjarë të vijë së shpejti te të gjithë përdoruesit, raportojnë mediat e huaja.
Për momentin, bisedat me zë dhe video të WhatsApp janë të kufizuar në katër persona. Përditësimi i ri lejon tetë persona të bashkohen me një telefonatë menjëherë. /Lajmi.net/
21/04/2020 01:22 PM
21/04/2020 07:41 PM
21/04/2020 07:41 PM
21/04/2020 11:37 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë