Plani i kursimit të Deutsche Bank, një “ushtri robotësh” do të zëvendësojë 18 mijë punonjës - Android

Get it on Google Play

Plani i kursimit të Deutsche Bank, një “ushtri robotësh” do të zëvendësojë 18 mijë punonjës - Android

Deutche Bank do të shkurtojë rreth 18 mijë vende pune deri në vitin 2022. Kjo është pjesë e një plani ristrukturues me vlerë 8.3 miliardë dollarë në kuadër të të cilit deri tani janë shkurtuar 4 mijë vende pune. Vendin e punonjësve e kanë zënë robotët. Përdorimi i inteligjencës artificiale ka “rritur në mënyrë masive […]

Deutche Bank do të shkurtojë rreth 18 mijë vende pune deri në vitin 2022. Kjo është pjesë e një plani ristrukturues me vlerë 8.3 miliardë dollarë në kuadër të të cilit deri tani janë shkurtuar 4 mijë vende pune. Vendin e punonjësve e kanë zënë robotët.

Përdorimi i inteligjencës artificiale ka “rritur në mënyrë masive produktivitetin” në sektorë të caktuar të biznesit, thotë Mark Matthews, kreu i operacioneve për bankën e korporatave dhe investimeve “Deutsche”.

Për “Financial News”, ai ka thënë se banka “ka përdorur robotë për të përpunuar 5 milionë transaksione dhe për të kryer 3.4 milionë kontrolle”.

“Modeli ynë është të ulim kostot dhe, në të njëjtën kohë, të përmirësojmë mjedisin tonë të kontrollit dhe përvojën e klientit”, thotë ai.

“Deutsche Bank” po përpiqet të “automatizojë pjesë të mëdha të punës që kryhet në zyrat e saj” përmes një strategjie të re të quajtur “Operations 4.0”, si pjesë e iniciativës së saj për të kursyer 6.6 miliardë dollarësh gjatë tre viteve të ardhshme. (TemA TV)

25/11/2019 11:14 AM