Publikoi kallashin në Facebook, policia i vihet pas - Android

Get it on Google Play

Publikoi kallashin në Facebook, policia i vihet pas - Android

Një 24-vjeçar nga Istogu ka vendosur ta fotografojë armën që e posedonte dhe ta publikonte në Facebook. Ky veprim i kushtoi atij me arrestim dhe bastisje të shtëpisë, me ç’rast policia ka gjetur armën që e kishte publikuar në rrjetin social. Dukuria e publikimeve të armëve online në Kosovë është në rritje. Edhe pse ekziston ligji që ndalon publikimin e armëve online, qytetarët e Kosovës ose nuk janë të informuar për këtë ndalesë, ose qëllimisht e injorojnë atë.

24/01/2018 03:14 PM