Rrjetet sociale, shumë kontroll mbi informacionet për amerikanët - Android

Get it on Google Play

Rrjetet sociale, shumë kontroll mbi informacionet për amerikanët - Android

Pjesa më e madhe e amerikanëve thekson se rrjetet sociale kanë shumë kontroll mbi informacionet që ata duan, ndërkohë që këto platforma janë kthyer në median kryesore të klikuar nga shumë persona, thekson një studim i publikuar nga “Pew Research Center”. “Më shumë se 60% e personave të pyetur mendojnë se rrjetet sociale ushtrojnë fuqi […]

Pjesa më e madhe e amerikanëve thekson se rrjetet sociale kanë shumë kontroll mbi informacionet që ata duan, ndërkohë që këto platforma janë kthyer në median kryesore të klikuar nga shumë persona, thekson një studim i publikuar nga “Pew Research Center”.

“Më shumë se 60% e personave të pyetur mendojnë se rrjetet sociale ushtrojnë fuqi të tepërt mbi informacionin”, sipas këtij studimi.

Sipas “Pew Research Center”, 55% e të rinjve amerikane deklarojnë se marrin informacionet e tyre, shpesh ose ndonjëherë në rrjetet sociale nga 47% në 2018.

Studimi nxjerr në pah shqetësimet në rritje mbi mënyrën se si rrjetet sociale formojnë informacionin.

Republikanët kanë gjithashtu një perceptim më shumë negativ për rrjetet sociale se demokratët. Tre e katërta e tyre mendojnë se ato ushtrojnë shumë kontroll mbi aktualitetin, nga 53% të demokratëve dhe mbështetësve të tyre.

Sipas “Pew Research Center” gjysma e të rinjve amerikanë i marrin informacionet në Facebook. Më shumë se një e katërta shikojnë video informative në YouTube (Google), 17% mësojnë lajmet në Twitter dhe 14% në Instagram.

04/10/2019 10:49 AM