Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj siç duket nuk do të mund të gëzojë shumë gjatë rrogën marramendëse që ia ka mundësuar vetes. Kjo pasi që Agjencia Kundër Korrupsionit e ka shpallur një vendim të tillë të jashtëligjshëm. E kjo nuk po i bën përshtypje të parit të Qeverisë që vlerëson se gjithçka është bërë në përputhje të plotë me ligjin. Në anën tjetër Vetëvendosje ka dërguar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.