STUDIMI/ Universiteti i Kopenhagës jep alarmin - Ndaloni përdorimin e Facebook-ut menjëherë! - Android

Get it on Google Play

STUDIMI/ Universiteti i Kopenhagës jep alarmin - Ndaloni përdorimin e Facebook-ut menjëherë! - Android

Facebook po na bën të palumtur dhe po i bën njerëzit që vuajnë prej “zilisë së Facebook-ut”, të zhyten në depresion, sipas një studimi të fundit. Përdoruesit që morën një javë pushim nga media sociale ishin shumë më të kënaqur me jetën, dhe e renditën më lart mirëqenien e tyre. Eksperimenti i Universitetit të Kopenhagës […]

Facebook po na bën të palumtur dhe po i bën njerëzit që vuajnë prej “zilisë së Facebook-ut”, të zhyten në depresion, sipas një studimi të fundit.

Përdoruesit që morën një javë pushim nga media sociale ishin shumë më të kënaqur me jetën, dhe e renditën më lart mirëqenien e tyre.

Eksperimenti i Universitetit të Kopenhagës përfshiu 1095 njerëz, gjysmës së të cilëve iu kërkua të vazhdojnë zakonet e tyre të përdorimit të Facebook-ut, dhe gjysmës që të mos futeshin fare.

Ata që pranonin se vuanin nga nivele të larta të zilisë së Fejsbukut, tendenca për të qenë xhelozë nga veprimtaria e miqve në mediat sociale, përfituan më shumë nga ky largim prej Facebook.

“Miliona orë kalohen në Facebook çdo ditë”, shkruajti autori i raportit, Morten Tromholt. “Sigurisht që sot jemi më mirë të ndërlidhur se më parë, por a po i bën mirë kjo gjë mirëqenies sonë? Sipas studimit aktual, përgjigja është JO.

Në fakt, përdorimi kryesor i Facebook-ut – domethënë si mënyrë për të komunikuar dhe marrë informacion mbi të tjerët, si kalim kohe – po ndikon negativisht mbi mirëqenien tonë, në disa dimensione”.

Në testim, përdoruesit e Facebook e renditën kënaqësinë e jetës 7.74 nga 10 pikë mesatarisht, por ata që qëndruan larg tij e renditën në 8.11.

Efekti i heqjes dorë nga Facebook mbi mirëqenien ishte gjithashtu më i madh për përdoruesit që ndjejnë “zilinë e Facebook-ut, se sa për përdoruesit që nuk e ndjejnë. (Bota.al)

12/02/2018 10:27 AM