Dy aktivistët e Vetëvendosjes, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, të cilët janë të dënuar për gjuajtjen e Kuvendit me zollë, kishin shkruar letër nga burgu i Dubraves lidhur me zhvillimet e fundit në parti. Ndryshe nga Frashër Krasniqi, që u pozicionua kah Dardan Molliqaj duke dhënë dorëheqje, Egzoni dhe Atdheu e krahasojnë Albin Kurtin me Skënderbeun, ndërsa të dorëhequrit me gjeneralët që e tradhtonin heroin, por që ky shënonte fitore edhe pa ta. Letra është shkruar para disa ditësh, por është shpërndarë sot nga Boiken Abazi.