Pas një sërë skandalesh në të cilat është përfshirë vitet e fundit, industria gjermane e prodhimit të makinave është sërish në syrin e ciklonit.
Volkswagen, BMW, Daimler dhe Bosch dyshohet se kanë bërë një marrëveshje të fshehtë për unifikimin e çmimit të çelikut.
Zyra federale e Policisë Kriminale nisi hetime me dyshimin se katër kompanitë e mëdha të automjeteve kanë krijuar një kartel.
Me anë të një marrëveshjeje të fshehtë, ato dhe furnizuesit e tyre i kanë fiksuar çmimet për vite me radhë.
Problemi nuk qëndron te çmimet me të cilat kompanitë i shesin makinat ose pjesët e e tyre, por një komponent i rëndësishëm i çmimeve që paguajnë ato për çelikun, çka ka krijuar një barazi në kosto.
Zyra Federale për kartelet dyshon se një marrëveshje e tillë ka ekzistuar në vitet ’90 dhe është rikthyer sërish në periudhën mars 2007-shkurt 2013.
Por dyshime ka se edhe në vitin 2016 ka pasur një marrëveshje të tillë.
Bashkëpunimi i kësaj natyre mes gjigantëve të prodhimit të makinave është praktikisht e kundërta e konkurrencës së lirë.
Kjo do të thotë që VW, Daimler dhe BMW nuk konkurronin në treg për të blerë çelik më të lirë se rivalët dhe diferenca në kosto nuk është reflektuar në çmime më të ulëta, por ka rënduar në xhepin e klientëve, siç ndodh normalisht në një ekonomi tregu funksionale.
Çeliku është një nga lëndët e para më të rëndësishme që blejnë prodhuesit e makinave.
Hetimi mbarëkombëtar në lidhje me këto dyshime nuk ka mbetur sekret.
Mediat e raportuan menjëherë, por detajet mbeten të panjohura, pasi rasti në fjalë u eklipsua nga skandali tjetër i publikuar së fundmi.
Skandali i testimit të gazrave të emetuara nga makinat u zbulua pak ditë më parë nga gazeta “Bild”.
Kjo e fundit zbuloi se për të testuar efektet negative të gazrave që shkakohen nga makinat e tyre, tre emra të mëdhenj të prodhimit të makinave në Gjermani kanë bërë eksperimente me njerëz dhe majmunë.
Der Spiegel – Përgatiti: Gazmira Sokoli, TemA TV
31/01/2018 11:25 AM
31/01/2018 10:28 PM
31/01/2018 02:32 PM
31/01/2018 11:14 AM
31/01/2018 07:58 AM
31/01/2018 07:49 AM
31/01/2018 04:24 PM
31/01/2018 02:09 PM
31/01/2018 10:27 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë