Versioni i përditësuar i sensorit është paraqitur këtyre ditëve dhe në teori mund të lexohet kur vendoset gishti në ekranin OLED.
Kompania po ashtu njoftoi se njëri nga prodhuesit premium do të prezantojë telefonin e parë me këtë teknologji gjatë panairit CES 2018.
Sensori Clear ID FS9500 punon në tandem me ekranet OLED, Kur aktivizohet, përdor panel për të ndriçuar prekjen. Synaptics pohon se sensori mund të punojë nën komponentët senduiç, në trashësi deri 1,5mm, përfshirë edhe mbrojtjen për ekran.
Shumica presin që Samsung Galaxy S9 mund të jetë telefoni i parë me sensor të gishtërinjve in-display, por më herët është bërë e ditur se telefoni nuk do të prezantohet gjatë panairit të elektronikës CES.
Vivo dhe Qualcomm më herët publikuan teaserin e prototipit të tyre, ashtu që Vivo mund të jetë befasi që mund ta shohim në Las Vegas.
13/12/2017 03:43 PM
13/12/2017 06:28 AM
13/12/2017 10:39 AM
13/12/2017 03:16 PM
13/12/2017 07:23 AM
13/12/2017 03:05 PM
13/12/2017 08:12 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë