“New York Times” dhe mediat në Gjermani kanë vënë me shpatulla pas murit kompaninë e prodhimit të automjteve, “Volkswagen”.
Denoncimi i tyre ndaj kompanisë, i ka hapur shumë telashe ndërkombëtare kompanisë.
Sipas mediave, shoqata Europiane për Kërkime mbi Ambientin dhe Shëndetin lidhur me Transportin, e themeluar nga 3 kolosët e makinave “Volkswagen”, “BMW” dhe Daimler, ka kryer një studim të në lidhje me efektet e oksidit të azotit tek 10 majmunë ne Meksike dhe 25 njerëz.
Madje ato raportojnë se 19 burra dhe 6 gra u janë nështruar kontrolleve mjeksore, pikërisht pas testimit.
Në lidhje me lajmin, Daimler shkruan se kompania dënon këto lloj ekpserimentesh.
Ndërkohë që Volswagen reagoi në rrjetet sociale duke shprehur dinstacim nga këto lloj testesh çnjerëzore.
“Ne e dimë që metodat shkencore të përdorura nga shoqata ishin të gabuara dhe ne kërkojme falje për këtë. Ne kemi kërkuar hetim të plotë dhe të saktë në lidhje me këto eksperimente të pashpejgueshme” thuhet në reagimin e “Volkswagen”.
“Këto teste si tek majmunës apo njerëzit janë të pajustifikueshme”, vijon reafimi.
Kjo nuk është hera e parë që gjigandi i makinave gjermane përfshihet nga skandali.
Dy vjet më parë, “Volkswagen” tërhoqi nga tregu edhe 630.000 makina të markave “Porsche”, “Opel”, “Audi” dhe “Mercedes”, në mënyrë që të riparonte softuerin për matjen e emetimit të gazrave, defekt për të cilin ishte denoncuar në 2015-ën. (TemA TV)
29/01/2018 07:27 PM
29/01/2018 02:45 PM
29/01/2018 07:07 AM
29/01/2018 07:08 PM
29/01/2018 02:04 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë