Ndaj deklaratës ofendues të Nasim Haradinajt, është distancuar edhe Organizata e Veteranëve të UÇK’së, Dega në Prishtinë. Kjo organizatë në një mbledhje të mbajtur gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të distancohet nga deklarata e Haradinajt, duke bërë me dije se ai nuk e përfaqëson mendimin e veteranëve të UÇK’së.