WhatsApp sjell funksion të ri kundër mesazheve të padëshiruara - Android

Get it on Google Play

WhatsApp sjell funksion të ri kundër mesazheve të padëshiruara - Android

Rrjeti i komunikimit WhatsApp, është gjithashtu i prekshëm nga spamet, por kompania tani po teston një metodë të re që do të kapërcejë këtë problem. Detektimi i spamit në WhatsApp është një sfidë për vetë kompaninë. Meqenëse shërbimi ka enkriptimin end-to-end, kjo do të thotë se kompania nuk mund të lexojë mesazhet që qarkullojnë në […]

Rrjeti i komunikimit WhatsApp, është gjithashtu i prekshëm nga spamet, por kompania tani po teston një metodë të re që do të kapërcejë këtë problem.

Detektimi i spamit në WhatsApp është një sfidë për vetë kompaninë. Meqenëse shërbimi ka enkriptimin end-to-end, kjo do të thotë se kompania nuk mund të lexojë mesazhet që qarkullojnë në shërbim. Ajo që mund të bëjë WhatsApp është të zbulojë sa herë që mesazhi ndahet dhe kush qëndron pas tij.

Sipas WhatsAppen.com, WhatsApp po teston funksionin për përdorues, i cili duhet të përcaktojë numrin e mesazheve të spam që dërgohen. Përdoruesit do të marrin një paralajmërim nëse shfaqet një mesazh spam. Në këtë mënyrë, përdoruesit nuk priten të përcaktojnë mesazhin e përmendur.

Funksioni i ri është ende në versionin beta, por pritet të jetë shumë shpejt në dispozicion për të gjithë.

18/01/2018 06:15 PM