Basha rrëzon vetëveten, kërkoi kandidatë të “pastër”, vendosi në lista të dënuar brenda dhe jashtë vendit - Android

Get it on Google Play

Basha rrëzon vetëveten, kërkoi kandidatë të “pastër”, vendosi në lista të dënuar brenda dhe jashtë vendit - Android

Thirrjet e ndërkombëtarëve por edhe të vetat për kandidatë të “pastër” Lulzim Basha i ka hedhur poshtë me dorëzimin e listave shumëemërore në KQZ. Nga verifikimet e para rezulton se

Thirrjet e ndërkombëtarëve por edhe të vetat për kandidatë të “pastër” Lulzim Basha i ka hedhur poshtë me dorëzimin e listave shumëemërore në KQZ.


Nga verifikimet e para rezulton se kandidatët e Bashës kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën ndërsa priten edhe emra të tjerë të dalin në pah.

Lulzim Basha ka kandiduar në Durrës Rezart Tushën cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994.

Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

Xhelal Mziu, i cili nga Kamza u transferua në Dibër për hir të demokratëve, në formularin e dekriminalizimit deklaron se është arrestuar në fund të vitit 2013 dhe më pas është dënuar me dy vjet burg nga shkalla e parë për shpërdorim detyre kur drejtonte Bashkinë e Kamzës ndërsa apeli e ka shpallur të pafajshëm.

Aktualisht Mziu po verifikohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Lefter Kostenja u bë Lefter Gështenja për arsye të paqarta dhe të padeklaruara në formularin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gështenja – Kostenja do të kandidojë nga qyteti i Elbasanit së bashku me Adrian Zenelin që ka raportuar një “ndalim të paligjshëm” nga efektivët e Elbasanit  në vitin 2014.

Por lista e Bashës nuk mbaron me kaq! Në të përfshihen edhe hajdutë të dënuar jashtë territorit.

Agron Kapllanaj është renditur i teti në qytetin e Fierit duke aspiruar të bëhet deputet ndërsa në vitin 2003 është dënuar me dy vite heqje lirie përtej Adriatikut për vjedhje.

Por Kapllanaj nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit për të kandiduar, megjithatë ngre dyshime mbi thirrjet e javë pas javshme të liderit të demokratëve për “lista të pastra”.

 

c.r / dita

19/03/2021 09:36 PM