Zëvendës ministrja e Shëndetësisë njofton kategoritë e radhës që do të vaksinohen - Android

Get it on Google Play

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë njofton kategoritë e radhës që do të vaksinohen - Android

  Gazetarët dhe policët do të vaksinohen menjëherë pas përfundimit të këtij procesi me mësuesit. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar në Klannews se prioritet kanë qytetarët që

 

Gazetarët dhe policët do të vaksinohen menjëherë pas përfundimit të këtij procesi me mësuesit. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar në Klannews se prioritet kanë qytetarët që janë më të ekspozuar në zonën e rrezikut.

Kategoria e parë që nisi të vaksinohet në Shqipëri ishin bluzat e bardha ndërsa tani janë mësuesit ata që po marrin vaksinën AstraZeneca, me 38.400 doza që priti vetë kryeministri Rama në aeroport para pak ditëve.

Për këtë të fundit ka pasur dilema, por EMA tha se është e sigurtë dhe efikase.

Më herët ka pasur një kërkesë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë që reporterët e terrenit të vaksinohen duke qenë se janë të ekspozuar.

 

c.r / Dita

19/03/2021 09:55 PM