Ish deputeti mëson shqiptarët si të manipulojnë nëpërmjet votës - Android

Get it on Google Play

Ish deputeti mëson shqiptarët si të manipulojnë nëpërmjet votës - Android

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo pretendon se ka fakte që vota familjare ka shkuar në 500 euro, dhe po për 500 euro po u merret karta ID atyre personave që

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo pretendon se ka fakte që vota familjare ka shkuar në 500 euro, dhe po për 500 euro po u merret karta ID atyre personave që dihet se do të votojnë kundër maxhorancës.

Por duket se Tavo ka mësuar edhe “hilet” nga ish kryetari i partisë së tij pasi i këshilloi qytetarët të marrin paratë, por të votojnë LSI.

“Është rritur pazari Çani, është rritur rroga. Ka shkuar në 500 euro sepse po hidhen në treg lekët e hashashit. Janë lekë të vjedhura, dhe unë i them qytetarëve që t’i marrin lekët dhe të mos i votojnë, të votojnë LSI. Unë kam fakte edhe që qytetarëve po u merren karta e ID për 500 euro në mënyrë që të mos votojnë maxhorancën”, u shpreh Tavo në Zonë e Lirë

c.r / dita

19/03/2021 10:10 PM