Gjigantë të teknologjisë, nën akuzë - Punësuan të mitur në miniera kobalti - Android

Get it on Google Play

Gjigantë të teknologjisë, nën akuzë - Punësuan të mitur në miniera kobalti - Android

Pesë nga kompanitë kryesore të teknologjisë në botë akuzohen se mbajnë përgjegjësi për vdekjet dhe lëndimet e rënda të fëmijëve në Afrikë, të detyruar të punojnë në minierat e kobaltit. Një proces gjyqësor kundër Tesla, Apple, Alphabet, Microsoft dhe Dell Technologies është ngritur, në emër të 14 familjeve nga Republika Demokratike e Kongos (DRC), nga […]

Pesë nga kompanitë kryesore të teknologjisë në botë akuzohen se mbajnë përgjegjësi për vdekjet dhe lëndimet e rënda të fëmijëve në Afrikë, të detyruar të punojnë në minierat e kobaltit.

Një proces gjyqësor kundër Tesla, Apple, Alphabet, Microsoft dhe Dell Technologies është ngritur, në emër të 14 familjeve nga Republika Demokratike e Kongos (DRC), nga një organizatë jofitimprurëse në Uashington –  Avokatët Ndërkombëtarë të të Drejtave.

Kompanitë janë pjesë e një sistemi të punës së detyruar që, sipas familjeve, ka rezultuar në vdekje dhe plagosje të rëndë të fëmijëve të tyre, sipas organizatës.

Është hera e parë që kaq shumë kompani teknologjike përballen me një gjyq mbi nxjerrjen e kobaltit, vëren Reuters.

Dokumentet gjyqësore përfshijnë fotografi të fëmijëve me krahë dhe këmbë të deformuara. Disa janë të gjymtuar gjithashtu.

Gjashtë nga 14 fëmijët në këtë rast u plagosën në rrëzimin e tunelit dhe të tjerët pësuan dëmtime që ndryshuan jetën, përfshirë paralizën, sipas Avokatëve Ndërkombëtarë të të Drejtave.

“Këto kompani – kompanitë më të pasura në botë,  toleruan gjymtimin dhe vrasjen e fëmijëve në mënyrë që të marrin kobalt të lirë,” i tha avokati i familjeve Terrence Collingsworth

Për shkak të varfërisë ekstreme të familjeve, fëmijët – disa 6 vjeç – u detyruan të braktisin shkollën dhe të punojnë në nxjerrjen e kobaltit në pronësi të ndërmarrjes britanike të minierave Glencore.

Glencore tashmë është përballur me akuza për përdorimin e punës së fëmijëve.

Disa fëmijë paguheshin vetëm 1.50 dollarë në ditë, duke punuar gjashtë ditë në javë, sipas Avokatëve Ndërkombëtarë të të Drejtave.

“Këta njerëz duhet të zgjedhin midis urisë deri në vdekje dhe rrezikimit të jetës së tyre për t’u ushqyer veten e tyre,” paralajmëron Collingsworth.

Tesla, Apple, Google, Microsoft dhe Glencore nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për të komentuar padinë.

Kobalti është një lëndë e parë e rëndësishme për prodhimin e baterive litium të përdorura në produktet e industrisë së teknologjisë. Më shumë se gjysma e këtij metali nxirret në Kongo.

Sipas një studimi të Komisionit Evropian për vitin 2018, kërkesa globale për kobalt pritet të rritet shtatë deri në 13 përqind çdo vit në 10 vitet e ardhshme.

17/12/2019 04:32 PM