Media gjermane - Rrjeti i telekomunikacionit nuk cënohet nga Kina - Android

Get it on Google Play

Media gjermane - Rrjeti i telekomunikacionit nuk cënohet nga Kina - Android

Qeveria gjermane nuk ka të dhëna konkrete për rreziqe të mundshme të sigurisë që vijnë nga kompania kineze Huawei. Pikërisht kjo, u theksua në një letër jo publike drejtuar Bundestag-ut gjerman nga operatori Telefónica, sipas të cilit nuk ekziton asnjë informacion i tillë që cënon sigurinë. Operatori gjerman Telefónica po ashtu shprehet se ofruesit e […]

Qeveria gjermane nuk ka të dhëna konkrete për rreziqe të mundshme të sigurisë që vijnë nga kompania kineze Huawei. Pikërisht kjo, u theksua në një letër jo publike drejtuar Bundestag-ut gjerman nga operatori Telefónica, sipas të cilit nuk ekziton asnjë informacion i tillë që cënon sigurinë. Operatori gjerman Telefónica po ashtu shprehet se ofruesit e tjerë konkurentë të pajisjeve të komunikimit celular qëndrojnë pas Huawei-t si në kërkime ashtu dhe në zhvillim.

Sipas kësaj letre: “Të vetmet incidente të njohura të sigurisë në rrjetet celulare që kanë përfshirë shtete të tjera, lidhen me Shtetet e Bashkuara.” Zëdhënësi i Telefónica në Gjermani, Klaus Schulze-Löwenberg konfirmoi se: “Telefónica ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse dhe qeverinë federale në lidhje me furnizuesit e teknologjisë 5G.”

Mungojnë fakte mbi rreziqet e sigurisë

Sipas operatorit gjerman të telekomunikacionit, i gjithë ky diskutim po zhvillohet pa pasur ndonjë të dhënë konkrete që lidhet me rreziqet e sigurisë. Telefónica shprehet se: “Operatorët dhe qeveria federale nuk kanë dijeni për ndonjë rrezik të mundshëm që lind posaçërisht nga pajisjet e prodhuesve të caktuar. Pjesa më e madhe e pajisjeve IT për të gjithë prodhuesit e tjerë vijnë nga Kina.”

Mënyra e vetme për të vendosur një nivel të lartë sigurie për të gjithë prodhuesit është nëpërmjet kërkesave të sigurisë dhe procedurave të certifikimit. Dhe Telefónica në asnjë moment nuk është informuar nga qeveria federale ose ndonjë agjenci tjetër për aktivitetet e spiunazhit në rrjetet celulare të ofruara nga Huawei ose Republika Popullore e Kinës.

Aktualisht ekzistojnë vetëm pesë prodhues të pajisjeve 5G në tregun botëror përkatësisht: Nokia, Ericsson, Samsung, ZTE dhe Huawei. Dhe padyshim që përjashtimi i një prej tyre do të zvogëlonte ndjeshëm konkurencën në treg për ofrimin e pajisjeve.

Huawei është një nga aktorët kryesorë dhe nxitës i novacionit në treg duke udhëhequr fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Prodhuesit europianë të pajisjeve të telekomunikacionit kanë investime më të ulëta për kërkime dhe zhvillime. Ndërsa vetëm kohët e fundit, Huawei shpenzoi në mënyrë të konsiderueshme në kërkim dhe zhvillim duke kaluar sëbashku Nokia-n dhe Ericsson-in. Për më tepër Huawei udhëheq tregun në cilësi e çmim, dhe hardueri i tyre është më efikas ndaj energjisë krahasuar me prodhuesit e tjerë.

Të njëjtin mendim ndan edhe Shefi i Sigurisë së Vodafone, Oliver Harzheim i cili shprehu të njëjtën gjë në një seancë të Komitetit të Agjendës Dixhitale të Bundestagut në Berlin.

17/12/2019 12:39 PM