Sateliti ”Cheops” drejt studimit të eksoplaneteve - Android

Get it on Google Play

Sateliti ”Cheops” drejt studimit të eksoplaneteve - Android

Sateliti i parë i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) që do të studiojë eksoplanetet në sistemet e tjera yjore u nis sot nga baza e nisjes së anijeve kozmike ”Kourou”, në Guajanën Franceze. Sateliti “Cheops”, ka për qëllim vëzhgimin e yjeve të shndritshëm, që rrotullohen rreth planetëve jashtë sistemit diellor, ku këta të fundit janë […]

Sateliti i parë i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) që do të studiojë eksoplanetet në sistemet e tjera yjore u nis sot nga baza e nisjes së anijeve kozmike ”Kourou”, në Guajanën Franceze.

Sateliti “Cheops”, ka për qëllim vëzhgimin e yjeve të shndritshëm, që rrotullohen rreth planetëve jashtë sistemit diellor, ku këta të fundit janë me madhësi mes asaj të Tokës dhe Neptunit.

Misioni i përbashkët nga ESA dhe studiuesit zviceranë do të masë ndryshime shumë të vogla në shkëlqimin e yjeve ndërsa planetët lëvizin në orbitën e tyre.

Kjo duhet të përcaktojë një matje të saktë të madhësisë së planeteve, që shkencëtarët shpresojnë ta kombinojnë me informacion të veçantë për masat e tyre, në mënyrë që të përcaktojnë dendësinë e tyre.

Sipas ESA-s dendësia e një planeti siguron të dhëna thelbësore në lidhje me përbërjen dhe strukturën e tij.

Nisja e këtij sateliti u bë sot në orën 05:54 dhe mund të ndiqet live në faqen e ESA-s.

17/12/2019 12:24 PM