Inspektoriati Policor i Kosovës ka njoftuar për nisjen e hetimeve nga Prokuroria ndaj dy personave të dyshuar për sulmin fizik ndaj drejtorit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa. Përmes një njoftimi për media, Inspektoriati Policor ka bërë të ditur se hetuesit policor kanë siguruar video-inçizime të sulmit ndaj Mustafës.