Italia heton Google - Po shfrytëzon pozitën në tregun e aparatëve smart - Android

Get it on Google Play

Italia heton Google - Po shfrytëzon pozitën në tregun e aparatëve smart - Android

Autoriteti i konkurrencës në Itali lajmëroi se ka nisur hetimet ndaj Google, pasi ka abuzuar me pozitën dominuese në treg. Autoriteti deklaroi se hetimi lidhet me abuzimin e Google në tregun e aparatëve smart. Sipas një deklarate për shtyp, Italia ka miratuar nisjen e një hetimi kundër Google. Autoriteti  pohon se Google ka refuzuar të […]

Autoriteti i konkurrencës në Itali lajmëroi se ka nisur hetimet ndaj Google, pasi ka abuzuar me pozitën dominuese në treg.

Autoriteti deklaroi se hetimi lidhet me abuzimin e Google në tregun e aparatëve smart.

Sipas një deklarate për shtyp, Italia ka miratuar nisjen e një hetimi kundër Google.

Autoriteti  pohon se Google ka refuzuar të integrojë aplikacionin e kompanisë së energjisë Enel, të quajtur “Enel X Recharge”, në “Android Auto”.

Google,  nëpërmjet sistemit operues Android,  mban një pozitë monopol në tregun e sistemeve të operimit të pajisjeve smart.

“Android Auto”, lejon përdoruesit që të përdorin në mënyrë të sigurtë disa aplikacione ndërsa i japin makinës. Për rrjedhojë, autoriteti italian deklaroi se përjashtimi i “Enel X Recharge”, ul përdorimin e aplikacionit.

Sipas deklaratës, Google ka mbrojtur interesat e veta për Google Maps, që ofron shumë shërbime, përfshirë informacion mbi stacionet e karikimit të makinave elektrike.

Aksionet e Google ranë me 0.5% përpara hapjes së tregtisë amerikane, pasi kanë shtuar më shumë se 14% deri më tani për vitin.

17/05/2019 12:59 PM