Kina ka deklaruar se do të mbrojë kompanitë e saj nga trajtimi “jo i drejtë” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas futjes në listën e zezë nga Uashingtoni të gjigantit teknologjik kinez Huawei.
”Kina nxit SHBA t’i japin fund qasjes së gabuar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi një emergjencë kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve amerikane të komunikimit, një veprim i konsideruar si pjesë e përpjekjeve për të mbajtur Huawein jashtë tregut amerikan.
“Nëse ndërmarrjet kineze trajtohen padrejtësisht, pala kineze sigurisht ka fuqinë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona ligjore dhe të arsyeshme”, tha Lu.
Ai siguroi kompanitë e huaja që për sa kohë që veprojnë ligjërisht në Kinë, “ato nuk duhet të ndiejnë ndonjë shqetësim të panevojshëm”./
17/05/2019 08:31 AM
17/05/2019 04:01 PM
17/05/2019 12:59 PM
17/05/2019 09:55 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë