Ngjyrat do të pushtojnë sërish Tiranën. Këtë të shtunë, Sheshi Skënderbej do të kthehet në një arenë të vërtetë ngjyrash ku mund të kënaqesh pamasë edhe ti. Me stilin unik, 12 orë muzikë, 16 artistë e shumë ngjyra, Colour Day Festival vjen për herë të dytë në kryeqytetin shqiptar duke na premtuar një spektakël të paharrueshëm.
Dëshiron të marrësh pjesë dhe ti? Electronic Beats të ofron një mundësi unike për ta shijuar Colour Day Festival ashtu siç duhet. Si partner i Color Day Festival, Telekom i ofron të gjithë të rinjve që kanë të aktivizuar paketën Electronic Beats biletën e festivalit me një çmim ekskluziv prej 800 Lek. Kodin për ulje e gjeni në rubrikën Funzone të aplikacionit My Telekom, dhe më pas duhet të ndiqni instruksionet.
Festivali i ngjyrave e ka origjinën e largët nga besimtarët hindu të cilët festojnë ardhjen e pranverës duke i hedhur njëri-tjetrit pluhur të ngjyrosur dhe ujë të aromatizuar. Në kulturën aziatike, kjo ditë quhet Holi. Por kjo traditë shumë argëtuese tërhoqi vëmendjen edhe të popujve të tjerë, dhe në vitin 2012 u organizua për herë të parë edhe në Europë.
Bashkoju edhe ti festës me Electronic Beats! Vishu komod, merr miqtë dhe eja të shijosh lirinë shumëngjyrëshe!
17/05/2019 04:01 PM
17/05/2019 09:55 AM
17/05/2019 12:59 PM
17/05/2019 08:31 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë